(FOTO) Fillon protesta në veri

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut për të protestuar.

Protesta e tyre ka të bëjë me taksën 100 për qind që Qeveria e Kosovës i ka vënë produkteve serbe që importohen në Republikën e Kosovës.

Në pankartat e tyre në gjuhën serbe thuhej ‘Kemi të drejtë për bukë’, ‘Nuk kemi ilaqe’, ‘Stop dhunës nga Prishtina’, ‘Po na rrahni e po na terrorizoni’.

Ata po ashtu përdorën thënie si ‘ Gjithçka që pot hemi është jepni paqes një mundësi’, në gjuhën angleze.

Protesta e sotme është vazhdim i asaj të djeshmes ku morën pjesë zyrtarë të komunave veriore dhe biznesmenë të njohur të veriut.

Në protestën e sotme janë parë më pak protestues.