Ilustrim

FOTO: Aksion i Policisë në qendër të Prishtinës, ka të arrestuar

Në një aksion të Policisë, të zhvilluar para pak minutash në Prishtinë, janë arrestuar së paku dy persona.

Operacioni është zhvilluar në rrugën “Anton Çetta”.

Kështu ka bërë të ditur një qytetar, i cili ka dërguar foto në adresë të KALLXO.com.

Sipas qytetarit së paku dy persona janë prangosur, ndërkohë që Policia ka kontrolluar edhe një veturë në këtë rrugë, që gjendet në lagjen “Aktash”.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.