FOTO: Aksident zinxhiror në Veternik

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në lagjen Veternik të kryeqytetit.

Sipas fotografive të dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar në këtë aksident janë të përfshira disa automjete.

Qytetari ka thënë se nuk ke di nëse ka të lënduar në këtë aksident.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata në të dy anët e rrugës Prishtinë-Shkup.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë dhe autoambulanca.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.