FOTO: Aksident trafiku në Veternik

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën e Veternikut, në Prishtinë.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.

Siç shihet edhe nga fotografitë, aksidenti ka ndodhur në pjesën e rrugës në hyrje të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes shihen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Qytetari ka treguar se për shkak të aksidentit është krijuar kolonë automjetesh.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.