FOTO: Aksident trafiku në qendër të Gjilanit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në qendër të Gjilanit.

Sipas fotografive të dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar shihet se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas qytetarit, në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, të cilat janë dëmtuar nga përplasja.

Qytetari ka thënë se në aksident ka pësuar lëndime të lehta një person.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.