Aksidenti në Mitrovicë - Foto: KALLXO.com

FOTO: Aksident trafiku në Mitrovicë

Një aksident trafiku mes dy automjetesh ka ndodhur sonte në Mitrovicë.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur në rrugën e Zhabarit rreth orës 19 :35.

Siç shihet edhe në fotografi, në aksident janë të përfshira dy automjete, një taksi dhe një “Golf 4”.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.