FOTO: Aksident në rrugën Prishtinë- Gjilan, rrokulliset një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çasteve në fshatin rrugën Prishtinë-Gjilan, në afërsi të fshatit Mramor.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com, ku shihet një veturë e rrokullisur.

Në vendin e ngjarjes shihet edhe autoambulanca.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.