Aksidenti në Gllarevë - Foto: KALLXO.com

FOTO: Aksident në magjistralen Prishtinë- Pejë, disa të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur në zonën e fshatit Gllarevë të Klinës.

Qytetari ka raportuar se në këtë aksident janë lënduar gjashtë persona, të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore.

Sipas fotografive, njëra prej veturave të aksidentuara është me tabela të huaja.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë Policia dhe auto-ambulanca.

Këto janë fotografitë e dërguara nga qytetari.

Aksidentet në këtë pjesë të magjistrales janë të shpeshta.

https://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-aksidentin-me-3-te-vdekur/

Ditë më parë, nga përplasja e një veture me një autobus mbetën tre veta të vdekur.