FOTO: Aksident në Lipjan, lëndohen shtatë persona

Në një aksident mes dy veturave kanë mbetur të lēnduar shtatë persona. 

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Komandanti i Trafikut në Prishtinë,  Milaim Fejzullahu. 

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“ Po rreth orës 14:45 ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë- Lipjan. Të përfshirë në aksident kanë qenë dy vetura. Shtatë persona janë lënduar dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Fejzullahu. 

Më poshtë ju sjellim fotografi të aksidentit nga vendi i ngjarjes: