FOTO: Aksident në Banjë të Pejës

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në fshatin Banjë të Istogut para pak minutash.

Në fotografit e dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar shihet një veturë, e cila është përplasur për murin e betontë rrethues të varrezave.

Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti as nëse ka të lënduar.

Sipas fotografive, vetura shërben si “taxi”.

Policia, sipas fotografive, është në vendin e ngjarjes.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.