Foto: KALLXO.com Ilustrim

Foto: Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Mitrovicë

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Shipol të Mitrovicës.

Në disa fotografi, të cilat janë dërguar në KALLXO.com nga qytetarët, shihet se një veturë dhe një motoçikletë janë përplasur mes vete.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana.

E njëjta ka thënë se vozitësi i motoçikletës është lënduar në aksident.

“Kemi pasur një aksident rreth orës 15:20 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë. Është një person i lënduar, vozitësi i motoçikletës ka pasur lëndime trupore të lehta, ku ka marrë edhe trajtim mjekësor në Spitalin Regjional në Mitrovicë e më pas është liruar”, tha Pllana për KALLXO.com.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com