FOTO: Aksident mes veturave të Policisë dhe të mërgimtarit

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Prizren.

Sipas fotografive të dërguara nga një qytetar në adresë të KALLXO.com, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Njëra veturë është e Policisë së Kosovës dhe tjetra me tabela të Sllovenisë.

Aksidenti ka ndodhur afër kompleksit “Abi Çarshia”.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari në adresë të KALLXO.com.

FOTO: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com