FOTO: Aksident mes një veture Audi dhe një BMW-je te Konviktet e Studentëve

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë te udhëkryqi mes Konvikteve të Studentëve dhe Fakultetit Teknik.

Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com në të cilat shihen veturat e përfshira në aksident.

Në këtë aksident janë të përfshira një veturë e tipit “Audi” dhe një BMW X5.

Sipas qytetarit, nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari:

Ndërsa, një qytetar tjetër ka thënë se në këtë aksident ishin të përfshira 4 vetura.

Kjo është fotografia e dërguar nga qytetari nga vendi i ngjarjes.