FOTO: Aksident mes një kamioni dhe veturës së një autoshkolle

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në afërsi të rrethrrotullimit te QKUK në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në KALLXO.com në të cilat shihet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë e një autoshkolle.

Nuk dihet ende nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti.