FOTO: Aksident me të lënduar prapa Konvikteve

Një aksident komunikacioni me të lënduar ka ndodhur sonte në rrugën “Xheladin Rekaliu”, prapa Konvikteve të Studentëve.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, në aksident janë të përfshira dy automjete.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia si dhe autoambulanca, e cila ka marrë dikë që është lënduar në këtë aksident.

Aksidenti, sipas qytetarit, ka ndodhur rreth orës 23:40.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari: