FOTO: Aksident me të lënduar në qendër të Prishtinës

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në rrugën “George Bush” në qendër të Prishtinës.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, në këtë aksident ka edhe të lënduar.

Në aksident janë të përfshira dy automjete, një “Range Rover” dhe një “Golf 4”.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe autoambulanca.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.