FOTO: Aksident me të lënduar në Fushë-Kosovë

Një aksident me të lënduar ka ndodhur para rreth gjysmë ore në fshatin Bresje, në dalje të Fushë-Kosovës.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar në KALLXO.com fotografi nga vendi i ngjarjes, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Qytetari ka treguar se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe një ambulancë.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.