FOTO: Aksident i rëndë në rrugën Skenderaj- Drenas

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në rrugën Skenderaj-Drenas.

Sipas një qytetari që ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur në pjesën e rrugës në Polac.

Qytetari ka thënë se në këtë aksident ka edhe të lënduar.

Siç tregon fotografia, një veturë tip “Golf 3” është dëmtuar rëndë në këtë aksident.