FOTO: Aksident i rëndë në Landovicë, kamioni përplaset për tuneli

Në fshatin Landovicë të komunës së Prizrenit një kamion është përplasur me murin e tunelit.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Besnik Hoti, në profilin e tij në Facebook ka publikuar dy fotografi të këtij aksidenti.

Në to shihet një kamion i dëmtuar rëndë nga përplasja me murin e betontë dhe një veturë me dëmtime të vogla.

Në vendin e ngjarjes shihet se është Policia.

KALLXO.com ka kontaktuar me Hazir Berishën, zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Prizrenit në lidhje me këtë aksident por ai ka thënë se ende nuk kanë marrë një raport të plotë për këtë aksident.

Më poshtë gjeni fotografitë e aksidentit në Landovicë të postuara nga Besnik Hoti.