FOTO: Aksident i rëndë afër Mensës së Studentëve

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak minutash te udhëkryqi afër Mensës së Studentëve, në Prishtinë.

Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete.

Njëra veturë është me tabela vendore, ndërsa tjetra me të qytetit të Vranjës, në Serbi.

Në vendin e ngjarjes ka ardhur autoambulanca e më pas edhe Policia.

Në këtë aksident duket se dy persona kanë pësuar lëndime.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Këto janë fotografitë nga ky aksident.