Ajri i ndotur në Prishtinë - Foto: KALLXO.com

FOTO: Ajri në Prishtinë 'shumë i pashëndetshëm'

Ajri në Prishtinë sërish ka arritur nivel të lartë të ndotjes.

Nga matjet që janë bërë në ora 18:00 nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit ka arritur në shkallën 259 të ndotjes.

Në bazë të indeksit të cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane, ajri në shkallën 259 paraqet ajër “shumë të pashëndetshëm”.

Ky nivel do të shkaktonte alarm shëndetësor që do të thoshte se çdokush mund të përjetojë efekte të rënda shëndetësore.

KALLXO.com ju sjellë fotografitë me gjendjen e ajrit të ndotur në kryeqytet.