Flakë në malet e Mitrovicës (FOTO)

Mali afër Majës së Cërrnushës në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri sonte rreth orës 20.

Mehmet Mehmeti ,zëvendës komandant i brigadës së zjarrfiksave në Mitrovicë ka thënë për KALLXO se zjarri gjendet në pjesën e malit dhe nuk ka rrezik për banorët.

“Ekipet e zjarrfiksave janë në vendin e ngjarjes nuk ka rrezik për shtëpitë dhe banorët, era po na veshtirëson punën por po mundohemi ta lokalizojmë zjarrin “.

KALLXO ka kontaktuar edhe me drejtorin e emergjencave në komunën e Mitrovicës. Nehat Bahtiri i cili po ashtu ka thënë se ekipet e zjarrfikasave janë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka rrezik për banorët.

Sipas zyrtarëve shkaqet e zjarrit ende nuk dihet ndërsa bënë thirje që të mos shpërndahet panik.