Ramush Haradinaj | Foto: Atdhe Mulla

Fjalët e Haradinajt pas rizgjedhjes në krye të AAK-së

Kryeministri Ramush Haradinaj është rizgjedhur sërish kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin zgjedhor që kjo e fundit e mbajti sot.

Pas rizgjedhjes ai e ka shkruar në profilin e tij në Facebook ku e ka cilësuar partinë e tij si parti atdhetare dhe të vlerave të lirisë e kushtetutës.

Ky është postimi i plotë i Ramush Haradinajt

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është parti atdhetare, e vlerave të lirisë, të Kushtetutës, demokracisë dhe angazhohet për miqësi të përhershme me Amerikën, duke qëndruar paluhatshëm në rrugëtimin euro-atlantik.

Kuvendi VIII Zgjedhor i AAK-së i fuqizoi edhe më tej këto zotime dhe parime partiake.

Me krenari mora përgjegjësinë që të vazhdoj t’i prijë AAK-së, me synim krijimin e vlerës së re të një projekti serioz, me të gjithë qytetarët e vendit.

Falemnderit Aleancë për besimin dhe na priftë e mbara!”