John Kasich

Fitorja e Kasich-it në Ohio nuk Nxit Kureshtjen e Kroacisë

Suksesi i kryetarit John Kasich në Ohio që mposhti Donald Trump-in në garën për nominimet nga ana e republikanëve  në vendlindjen e tij të enjten, nuk ka ngjallur interesim nga Kroacia.

Nëna e Kasich-i është vajzë e imigrantëve kroatë, kurse familja e babait të tij janë nga ish-Cekosllovakia.

Edhe përkundër prejardhjes së tij kroate, mediat kroate janë treguar të painteresuara për suksesin e tij dhe vetëm disa prej tyre kanë raportuar për fitoren e tij ne Ohio.

Kasich fitoi 46 për qind të votave në këtë shtet, ndërsa Trump 36 për qind.

Mediat kroate kanë treguar interesim për Kasich-in vetëm javën e kaluar kur ai ka folur për rrugët e tij të imigrimit në një duel televiziv me të gjithë kandidatët e tjerë republikanë.

“Unë besoj në imigrim…nga fakti i vetëm se unë nuk do të qëndroja këtu, unë ndoshta do të isha duke kandiduar për President të Kroacisë nëse ne nuk do të kishim imigrimin (në SHBA),” tha ai duke vlerësuar përfitimet që sjell imigrimi-“rininë, gjallërinë dhe energjinë”.

Edhe përkundër vështirësive që i solli imigrimi në vitet e para të tij në politikë, në një takim të asociacionit te guvernatorëve republikanë në 2014 në Florida Kasich shprehu vullnetin e tij për krijimin e një rruge drejt shtetësisë nga “imigrantët pa dokumente”.

Gjatë fushatës ai gjithashtu foli për krijimin e një rruge drejt krijimit të një statusi nga imigrantët ilegalë dhe ka sulmuar Trump, i cili ka thirrur për krijimin e një muri gjatë Meksikës dhe ndalimin e imigrantëve ilegalë.

Edhe pse Trump shihet si i preferuari për nominim, me Ted Cruz-in që i rri pranë, analistët thonë së Kasich ka shanse që të bëhet kandidat republikanë nëse më shumë votues dëgjojnë për të.

Disa sondazhe thonë se nëse Kasich fiton nominimet e republikanëve ka më shumë shanse që të mposhtë kandidaten e preferuar të demokratëve, Hillary Clinton.