Filmi 'Delegacioni' i regjisorit Bujar Alimani rrëmben 'Grand Prix' në festivalin e Varshavës
22.10.2018 - 15:39
Filmi “Delegacioni” bashkë-prodhim nga Shqipëria, Franca, Greqia dhe Kosova me regji nga Bujar Alimani, ka fituar çmimin kryesor “Grand Prix” të edicionit të 34-tërt të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Varshavës.
Festivalit Ndërkombëtar i Filmit të Varshavës, “Warsaw Film Festival” që mbajti edicioni e 34-të nga 12 deri më 21 tetor në kryeqytetin polak, renditet në mesin e festivaleve më të rëndësishme sikurse ai Kanës, Vendikut, Berlinit, etj.
Filmi rrëfen ngjarjet e fillim viteve të ’90-ta të shekullit të 20-të, kur pushteti komunist shqiptarë po bënte përpjekjet e fundit për të mbajtur pushtetin, pavarësisht ndryshimeve që priteshin.