Fillon renovimi i Shtëpisë së Kulturës në Përlepnicë të Gjilanit

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri sot ka inauguruar renovimin e Shtëpisë së Kulturës në fshatin Përlepnicë.

Përmes rrjetit social Facebook, Haziri ka thënë se ndjehet krenar që i lau borxhin e vjetër Përlepnicës.

“Me këtë shtëpi nuk ka qenë e lidhur vetëm Përlepnica e Gjilani, por krejt shqiptarët e trojeve etnike kanë ardhur në këtë sallë. Këtu është bërë rezistenca politike, janë organizuar aktivitetet kulturore, Flaka e Janarit dhe festat e 28 Nëntorit. Kjo shtëpi do ta mbaj emrin me krenari të dy heronjve, Zija Shemsiu e Xhavit Ahmeti. Ata kanë qenë udhërrëfyesit dhe mësuesit tanë, të cilët na mësuan se si luftohet për liri deri në sakrificë.”, ka thënë ai.

Tutje i pari i Gjilanit ka uruar banorët e këtij fshati, duke thënë se kjo Shtëpi e Kulturës është krenari dhe respekt për veprat e dëshmorëve.