Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë - Foto: Facebook

Fillon renovimi i oborrit të shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar qytetarët e kryeqytetit, se tashmë kanë filluar renovimet në Shkollën Fillore “Elena Gjika”.

Përmes rrjetit social Facebook, Ahmeti ka publikuar edhe disa fotografi të punimeve që po bëhen në oborrin e kësaj shkolle.

“Kanë filluar renovimet në oborrin e shkollës Elena Gjika! Ditë të mbarë!”, ka shkruar i pari i Prishtinës.

Shpend Ahmeti në Facebook

Ahmeti gjithashtu ka publikuar fotografi nga disa rrugë të Prishtinës në të cilat po mbillen fidanë për të shtuar gjelbërimin në qytet.

Shpend Ahmeti në Facebook