FOTO: KALLXO.com

Fillon greva në tri institucione kulturore

Sindikalistët e Teatrit Kombëtar, Ansambli “Shota” dhe Filharmonisë së Kosovës kanë nisur të mërkurën një grevë të përgjithshme, për shkak të mos rritjes së pagave të tyre.

Përfaqësues të sindikatave të këtyre institucioneve kanë bërë të ditur në konferencën e mbajtur për media se vendimin për grevë të përgjithshme e kanë barrë për shkak siç kanë thënë ata të neglizhencës së institucioneve karshi kërkesave të tyre për rritje pagash për performuesit dhe punëtorët teknik e artistike të institucioneve.

Besnik Grajçevci, përfaqësues i Sindikalistëve të Shotës,  Shkëlzen Veseli, përfaqësues i sindikalistëve të TKK  dhe Alban Feka i sindikalistëve të Filharmonisë, që në fakt përbëjnë edhe këshillin organizativ të grevës,  kanë konfirmuar se greva do të vazhdojë deri sa qeveria të miratojë rregulloren e re për paga dhe gradime e performuesve artritik dhe atyre tekniko artisti të institucioneve publike në vend.

Besnik Grajçevci nga Shoqata Sindikale e AKKV “Shota”, ka pohuar se vendimi për grevë është përkrahur edhe nga SBASHK-u, pjesë e së cilës janë edhe tri sindikata, duke bërë të ditur së në tri institucionet kanë edhe këshillat e tyre greviste.

Kurse Shkëlzen Veseli që përfaqëson sindikalistët e TKK-së, ka potencuar se vendimi për grevën është marrë për shkak të mos realizimit të premtimeve të dhëna nga Ministria e Kulturës për rritje pagash.

Ai ka thënë se greva do të vazhdojë deri në miratimin e rregullores së re për pagat e performuesit dhe punëtorët tekniko- artistik, apo vendimin për rritje pagash siç ka thënë ai, sipas zotimeve të MKRS-së.

“Kërkesat tona janë plotësisht legjitime dhe greva parasheh pezullimin  e plotë të aktiviteteve të institucioneve që ata përfaqësojnë deri në plotësimi e kërkesave”, ka thënë Veseli.