Filarmonia e Kosovës mban koncert, mysafire edhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright

Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, sonte në katedralen “Shën Nënë Tereza”, Filarmonia e Kosovës mbajti një koncert.

Në këtë koncert morën pjesë krerët shtetërorë, deputetë të Kuvendit, e në mes të tyre edhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.