Festivali i Teatrove në Ferizaj, hyn në ditën e dytë

Shfaqja “Kur hana del”, e Teatrit të Qytetit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj, me tekst të Ag Apolloni dhe regji të  Ben Apollonit, do të shfaqet sot në mbrëmje, duke filluar në ora 19:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Shfaqja jepet në kuadër të Festivalit të Teatrove në Ferizaj, i cili nisi dje (21 tetor 2018) edicionin e 48 të tij me shfaqjen  “Le Pont” nga Franca.

Festivali ka karakter garues dhe në garë për çmimet e këtij edicioni janë shfaqje nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Në kuadër të këtij festivali, që do të zgjas deri me 28 të këtij muaji do të jepen edhe shfaqja “Zoti i Masakrës”, “Kasapi”, “Vetëvrasësi”, “Ata që ikin”, “Gratë” dhe “Im atë donte Adolfin”.