Festa në Prizren për fitoren e Erdoganit - Foto: Facebook/TvBesa

Festë në Prizren për fitoren e Recep Tayyip Erdoganit

Disa qytetarë janë mbledhur sonte në qendër të qytetit të Prizrenit për të festuar rizgjedhjen e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në zgjedhjet e sotme presidenciale në Turqi.

Sipas rezultateve ende jo përfundimtare, Erdogan ka fituar 52.51 për qind të votave nga mbi 98 për qind të votave të numëruara.

Siç tregon një foto e postuar në “Facebook” nga Tv Besa nga Prizreni, disa qytetarë kanë dalë për të festuar mandatin e ri pesëvjeçar të presidentit aktual të Turqisë.