Foto: ZKM

Festa Mbaroi, Haradinaj Falënderon Rita Orën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një urimi në rrjetin social Facebook, e ka falënderuar yllin shqiptar me famë botërore, Rita Ora, që e madhështoi festën e 10 vjetorit të Pavarësisë.

Në statusin e tij Haradinaj falënderoi po ashtu miqtë ndërkombëtarë, si dhe qytetarët e Kosovës, shkruan rtv21.tv.

“Falemnderit Rita Ora që madhështove festën! Falemnderit miq ndërkombëtar që keni ndarë gëzimin me ne! Falemnderit motra dhe vëllezër shqiptarë! Falemnderit qytetarë të Kosovës! Dhjetë vjetorit të pavarësisë i keni dhënë shpirt”, ka shkruar Haradinaj në statusin e tij në Facebook.

Rita Ora mbrëmë mbajti një koncert madhështor në kryeqytet, në të cilin prezent ishin me mijëra qytetarë.