Foto: Atdhe Mulla

Feronikeli kampion i Kosovës në futboll (FOTO)

Feronikeli zyrtarisht është kampioni më i ri i Kosovës në futboll, ku në “superfinalen” e luajtur në Drenas, mposhtën Prishtinën me rezultat 1-0, me golin e Yll Hoxhës në minutën e ’73 të ndeshjes.

Ky është titulli i tretë i Feronikelit në histori të klubit.

Pas një kampionati mjaft konkurrent, ku deri në javët e fundit ishin tri ekipet e para në garë për titull, ndërsa pas fitores së Prishtinës ndaj Llapit para dy xhirove, titulli do të vendosej në javët e fundit.

Feronikeli shpallet kampion me 80 pikë, kurse Prishtina nënkampion me 75 të tilla.

Ekipi i Drenasit në 32 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 24 fitore, 5 barazime dhe vetëm 3 humbje. 64 gola ka shënuar në total, ndërsa ka pranuar vetëm 14 gola.