Rrëqebulli në Kosovë. Image: ERA Group

Ferizajasi vret kafshën e mbrojtur me ligj, arrestohet

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Varosht të Komunës së Ferizajt ka arrestuar një burrë pasi që i me armën e gjuetisë të cilën e posedonte leje, kishte vrarë një rrëqebull (kafshë e mbrojtur) e më pas e kishte postuar në rrjetin social Facebook.

Tutje policia sqaron se të dyshuari me urdhër të prokurorit, i është konfiskuar arma si dhe leja e armës, ndërsa rasti i referohet hetimeve për procedurë të mëtutjeshme hetimore.