Ilustrim

Ferizajasi i mitur sulmoi vëllain me thikë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë për paraburgim ndaj një të mituri, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar me thikë vëllain e tij.

Prokuroria ka njoftuar se i mituri B.T., me datë 16 janar, pas një konflikti verbal me vëllain e tij I.T., e ka sulmuar me thikë duke e goditur një herë në krahë.

Si pasojë e goditjes, i dëmtuari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Prokuroria ka njoftuar se i mituri B.T, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim që nga data 16 janar.