Ilustrim

Ferizajasi i dyshuar arrestohet për sulm fizik ndaj gruas

Një mosmarrëveshje verbale mes një çifti në Komunën e Ferizajt, ka përfunduar me dhunë fizike.

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje verbale ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Sipas policisë viktima është duke marrë tretman mjekësor në spital, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.