Ferizaj- Vetaksidentohet motoçiklisti

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person gjatë ditës së djeshme është vetaksidentuar me motoçikletë në Ferizaj.

Sipas policisë personi ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në QKUK.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Naim Beka” në Ferizaj rreth orës 10:10.