Foto: Komuna e Ferizajt

Ferizaj prezanton projektin e ‘bashkimit’ të qytetit

Sot në Kuvendin të Komunës së Ferizajt, është bërë prezantimi i projektit “Bashkimi i Qytetit”, projekt ky i rëndësishëm për qytetin e Ferizajt.

Drejtori i infrastrukturës, Arbër Bytyqi, këtë projekt e ka quajtur si tepër të rëndësishëm me vet faktin se do të bëjë edhe “Bashkimin e Qytetit”, si një ndër projektet më madhore të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

“Projekti parasheh nënkalimin për vetura nga rruga “Vëllezërit Gërvalla” deri tek rruga “Madeleine Albright”. Gjithashtu parasheh vazhdimin e nënkalimit ekzistues nga rruga afër postës deri në rrugën “Emin Duraku”. Ky projekt është i një rëndësie tepër të veçantë pasi do të mundësoj lëvizjen e lirë dhe më të shpejtë të veturave në qytetin e Ferizajt dhe do të ngrit sigurinë e lëvizjes së këmbësorëve në qendër të Ferizajt”, ka thënë drejtori Bytyqi.

Foto: Komuna e Ferizajt

Ndërsa, Arsim Murseli nga kompania “Infraplus”, njëherit kryetar i Këshillit Konsultativ Profesional të fushës së urbanizmit, këtë projekt e ka quajtur si projektin më të madhe në historinë e qytetit të Ferizajt.

“Ky do të jetë projekti më i madh në historinë e qytetit tonë, mirëpo i cili ka edhe një rëndësi të veçantë për qytetin tonë, pasi që siç e dimë qyteti jonë nuk është shumë funksional për momentin dhe kryetari Aliu, ka shpreh dëshirën që të merr një iniciativë që do ta përmirësojë këtë gjendje. Mirëpo me një projekt të tillë nuk do të arrijmë të bashkojmë qind për qind qytetin, por me një fluks shumë të madh do ta lehtësojmë lëvizshmërinë në qytetin tonë”, tha Murseli.

Shpallja e këtij tenderi do të bëhet me datën 20 korrik, dhe ka një kosto prej 6 milionë euro dhe është projekt 2 vjeçar.

Foto: Komuna e Ferizajt