Ferizaj: Policia arreston dy të dyshuar për drogë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar posedim të substancave narkotike.

Gjatë kontrollimit të tyre i janë gjetur dhe i janë konfiskuar 12.61 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj, dje rreth orës 16:00.