Foto-ilustrim

Ferizaj, një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje

Gjykata e Ferizajt ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit  M.S., i dyshuar për veprën penale të grabitjes.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit të dyshuar e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, thuhet në njoftimin e dërguar nga Albënora Bekteshi – Hoti, zyrtare për informim e Gjykatës së Ferizajt.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.