Ferizaj, një gruaje i grabitet me forcë çanta

Një person i panjohur ia ka grabitur një gruaje me forcë çantën, në të cilën ajo kishte para dhe dokumente personale.

Personi, i cili sipas ankueses kishte syze dhe kapelë në kokë, ka ikur në drejtim të panjohur.

Rasti i grabitjes ka ndodhur në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt dje rreth orës 17:10.

Nuk raportohet për të lënduar .