Shirit i Policisë - Foto: REL

Ferizaj, një grua bie nga kati i 6-të i ndërtesës

Një grua ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese sot rreth orës 15:00 në afërsi të një qendre tregtare në Ferizaj.

Viktima pas tretmanit në spitalin rajonal të Ferizajt është dërguar në QKUK.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar togeri Agim Gashi nga Policia Rajonale e Ferizajt.

“Sot një grua ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese në Ferizaj. Viktima është rreth moshës 34 vjeçe”, ka thënë Gashi për rtv21.tv.

Sipas Policisë ende nuk dihen shkaqet dhe arsyet e këtij rasti.

Ndërsa policia po e heton rastin./21Media