Qentë endacakë (Ilustrim)

Ferizaj ndalon organizimin e garave dhe keqtrajtimin e kafshëve

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, sot ka nxjerrë urdhëresë të ndalojë vrasjen dhe keqtrajtimin  dhe organizimin e garave me kafshë.

Përmes kësaj urdhërese ndalohet vrasja, keqtrajtimi dhe organizimi i garave të kundërligjshme me kafshë në gjithë territorin e Ferizajt.

Kjo urdhëresë, zbatimin e së cilës do ta bëj Inspektorati i Komunës, mëton që të minimizoj këtë fenomen në gjithë territorin e Ferizajt, duke paraparë edhe gjoba ndaj shkelësve të kësaj urdhërese nga 100֔ deri në 5 mijë euro.

Komuna e Ferizajt, inkurajon gjithë qytetarët që të denoncojnë rastet kur hasin në fenomene të tilla të cilat janë fatale dhe të parikuperueshme për jetën shtazore në territorin e Ferizajt, duke i paraqitur shkelësit e kësaj urdhërese pranë Inspektoratit të Komunës dhe Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.