Ferizaj, ndalim policor për babain që dyshohet se e plagosi djalin

Prokuroria në Ferizaj i ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve babait që dyshohet se sot në Ferizaj plagoi djalin e tij.

Përmes një njoftimi për media të Prokurorisë së Shtetit, bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit me iniciale R.M me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit 48 orësh.

KALLXO.com raportoi sot se rreth orës 7 të mëngjesit, si pasojë e një mosmarrëveshje i dyshuari ka qëlluar djalin e tij në këmbë.

Më tej në njoftim bëhet e ditur se i dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.