Ilustrim

Ferizaj, kapen 220 kilogramë drogë

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë, janë kryer kontrolle në dy lokacione me ndihmën e Policisë Speciale.

Pas kontrollit në këto dy lokacione, mbrëmë janë konfiskuar 220 kg substancë narkotike të llojit marihuanë që dyshohet se ka ardhur nga shteti i Shqipërisë dhe gjithashtu janë konfiskuar tri vetura.

Po ashtu, janë arrestuar pesë persona për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit duke vepruar si anëtarë të grupit të organizuar mirë, kishin për të kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Personat e arrestuar dyshohet se këtë sasi të marihuanës kanë pasur për qëllim ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës.

Priokuroria e Ferizajt njofton se ende janë duke vazhduar hetimet për pjesën e grupit të cilët ende janë në arrati.

Po ashtu, Prokuroria njofton se me urdhër të Prokurorit të Shetit, pesë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.