Ferizaj, i mituri ther të miturin

Një i mitur është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në Ferizaj.

Policia me anë të raportit ditor ka sqaruar se therrja kishte ndodhur orët e para të mbrëmjes së kaluar duke shtuar se ende nuk dihet arsyet e therjes.

Pas lëndimeve të marra i mituri i therur ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i mituri tjetër i cili kishte kryer veprën pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

Policia ka njoftuar edhe se rasti mbetet nën hetime.