Foto: Ilustrim

Ferizaj: Fëmija lëndohet nga rryma

Në rrethana ende të pasqaruara një fëmijë është lënduar nga tensioni i rrymës elektrike.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur mesditën e së martës në fshatin Komogllavë të Ferizajt.

“I mituri derisa ishte duke lozur, në rrethana të panjohura është goditur nga tensioni i lartë i rrymës elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë. I njëjti sqaron se viktima është duke u trajtuar nga mjekët, ndërsa rrethanat e incidentit janë duke u hetuar.