Ferizaj, arrestohet pasi tentoi ta sulmojë fizikisht nënën

Një person është arrestuar të martën rreth orës 14:30 në Ferizaj, pasi që ka ushtruar dhunë psikike dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht nënën e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, nuk është raportuar për të lënduar.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.