Ferizaj

Ferizaj: Aktakuzë ndaj serbit të dyshuar për korrupsion

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë ndaj tre të dyshuarve nga komuniteti serb, nën dyshimet se kanë kryer vepra penale.

Sipas njoftimit të prokurorisë B.B., akuzohet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, si dhe veprat penale “Falsifikim I dokumentit zyrtarë” dhe “Deklarim i rremë”.

Dy personat e tjerë akuzohen për deklarim të rrem dhe për ndihmë në kryerjen e veprave penale.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.