Fëmijët e qendrës 'Down Syndrome' në Mitrovicë hapin kuzhinën e tyre

‘Down Syndrome Kosova’ qendra në Mitrovicë sot ka hapur kuzhinën për fëmijët e kësaj qendre.

Hapja e kësaj kuzhine u mundësua nga organizata “ HELP “ në bashkëpunim me qeverinë e Luksemburgut

Shqipe Breznica udhëheqese e projektit në kuadër të organizates “ HELP “ në Kosovë ka thënë për Kallxo se kjo organizat dhe qeveria e Luksemburgut kanë ndihmuar në blerjen e paisjeve për këtë kuzhinë.

“ Ne në bashkpunim dhe financim me qeverinë e Luksemburgut përkatësisht ambasaden e Luksemburgut në Prishtinë, kemi ndihmu në implementimin e këtij projekti faktisht në blerjen e këtyre paisjeve që po i shihni “, tha Breznica.

Blerja e këtyre paisjeve të vendosuar në kushinën e personave me Syndrom Down ka kushtuar rreth 7 mijë euro.

Ndërsa Breznica ka shtuar se ideja e këtij projekti është promovimi i mirëqenies për këta persona.

“ Ideja e këtij projekti është mbështetja dhe promovimi i mirqenies së personave me Syndromin Down, në menyrë që të krijohen mundësi punësimi për këta persona në këtë kuzhinë, të gjenerojnë përveç qëndrueshmeri dhe të ulet stigma në shoqërinë tonë. Ne prej Qeverisë së Luksemburgut i kemi marrë 7 mijë euro, kështu që paisjet kanë kushtuar 7 mijë euro “, ka shtuar Breznica.

Kurse Sebahate Beqiri, drejtoreshë ekzekutive në shoqatën ‘Down Syndrom Kosova’ e ka vlerësuar shumë të rëndesishëm një mbështetje të tillë.

“Kjo mbështetje ka një rol shumë të rëndesishëm sepse përmes programit që do të zhvillohet në hapësirën e kësaj kuzhine ne do të mbështesim personat me Syndromin Down, në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale, gjithashtu do të jetë edhe një mundësi e mirë që edhe prindërit të kontribojnë  përmes këtij programi “, u shoreh Beqiri.

Hapja e kësaj kuzhine po ashtu u mbështet edhe nga kompania  “ Tici Mosaic “ me një në vlerë prej 1 mijë euro.